Makina pa shofer shkakton kaos, “mashtron” dhe teknikët

Një makinë pa shofer shkaktoi kaos në rrugë pasi u përball me një korsi të mbyllur në Chandler, Arizona.

Ngjarja u filmua nga Joel Johnson, i cili e hodhi më pas videon në kanalin e tij të “Youtube”-t, ku ka miliona shikime.

Makina humbi orientimin në momentin kur një korsi e rrugës ishte mbyllur. Ajo tentoi të kthehej në rrugë, por kjo manovër nuk funksionoi dhe mbeti e bllokuar. Sapo morën sinjalin, teknikët nxituan për të shkuar në vendin e ngjarjes, por sapo ata mbërritën, makina realizoi manovrën dhe nisi të lëvizte sërish, ndërsa ndaloi më pas duke shkaktuar bllokim të rrugës. Teknikët mbërritën sërish dhe arritën të rregullon gabimin në programin e makinës.

Makina ishte e kompanisë “Waymo”, e cila ka një flotë prej 600 automjetesh pa pilot, nga të cilat 300 veprojnë si taksi vetëm në Arizona.