Mbi 200 ushtarë amerikanë mbërrijnë në Rinas

Publikuar më: 16/5/2021, ora 15:46

Mbi 200 ushtarë amerikanë mbërrijnë në Rinas

Publikuar më: 16/5/2021, ora 15:46

Mbërritën këtë të diel në Rinas 267 trupa të Marinës Amerikane. Ata u pritën nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ata janë pjesë e skuadrës së 53-të Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë, të cilët do të zhvillojnë stërvitjen në bazën ushtarake të Bizës.

Kjo stërvitje është pjesë e “Defender Europe 21”, e cila po zhvillohet në Shqipëri.