Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mblidhet Kryesia e PD, Kadilli: Do të kërkoj dorëheqjen e Bashës, është problemi i partisë

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 17:18 | Politikë
Mblidhet Kryesia e PD, Kadilli: Do të kërkoj dorëheqjen e

Tri javë nga humbja në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë, ndërsa në orën 19:00 do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.

Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD, pasi mbërriti në seli deklaroi dhe njëherë se do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe se nuk do të heqë dorë nga kandidimi për kryetar partie.

https://a2news.com/2021/05/16/para-keshillit-kombetar-te-pd-ristani-beteja-brenda-vetes-me-e-veshtira-nuk-kemi-as-pervoje-per-kete/

“Jam sot për t’i kërkuar dorëheqjen Bashës sepse nuk është zgjidhje, por problemi i PD. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe nis një projekt shprese”.

Ai theksoi se sipërmarrja nuk është e lehtë, por ai do ta vijojë deri në fund këtë nisëm për të ringritur Partinë Demokratike.

“Jam këtu për t’i shërbyer PD-së. Edhe përballë Bashës do të jem në garë për të ndërtuar një PD të re”, u shpreh Kadilli.

https://a2news.com/2021/05/16/para-mbledhjes-se-kryesise-dhe-keshillit-kombetar-te-pd-basha-nga-elbasani-ju-vendosni-per-drejtuesin-e-partise/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani