Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbyllet mbledhja e kryesisë në PD, zgjedhjet për kryetarin më 13 qershor

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 18:56 | Politikë
Mbyllet mbledhja e kryesisë në PD, zgjedhjet për kryetarin

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD me vendimin se në 13 qershor mbahen zgjedhjet për kreun e partisë. Mbledhja zgjati rreth 3 ore ku disa prej anëtarëve mbajtën fjalën e tyre mbi situatën aktuale.

Gjatë mbledhjes ë kryesisë, mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,  formuloi dy propozime, që do i paraqiten pas pak Këshillit Kombëtar.

https://a2news.com/2021/05/16/brenda-kryesise-se-pd-kadilli-bashes-nuk-je-i-pazevendesueshem-kreu-demokrat-ju-ftoj-ti-prijme-ndryshimit/

Propozimi i parë është analiza e punës së secilit në një mbledhje të veçantë në kryesi. I dyti ka të bëj me fillimin e procesit zgjedhor për kryetar i PD. Secili prej anëtareve të kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, “pa paragjykuar askënd, një garë e drejtë dhe e  barabartë, ku demokratët të gjykojnë lidershipin aktual”.

Sipas kalendarit të propozuar, nga data 16 deri në 22 maj do të paraqiten kërkesat për kandidim nga ata qe përmbushin kriteret.

https://a2news.com/2021/05/16/jam-shenjestra-e-pare-e-fushates-denigruese-basha-ne-kryesine-e-pd-ka-vend-per-te-gjithe-ne-parti/

Nga data 24 maj deri më 11 qershor do të mbahet një fushatë në të gjithë strukturat e partisë, ndërkohë që më 13 qershor pritet të zhvillohen zgjedhjet e kryetarit sipas parimit një anëtar, një votë.

Sipas burimeve të A2, anëtarët e Komisionit Zgjedhor të propozuar nga kryesia e PD janë Jemin Gjana në rolin e kryetarit, Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani si anëtarë dhe Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri si ndihmës.

Ndërkohë, pritet të nisë në orën 19 mbledhja e Këshillit Kombëtar. Ish-presidenti Bujar Nishani, në cilësi të kryetarit të Këshillit Kombëtar, ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me praninë e mediave.  

https://a2news.com/2021/05/16/mblidhet-kryesia-e-pd-kadilli-do-te-kerkoj-doreheqjen-e-bashes-eshte-problemi-i-partise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë