Napoli fiton betejën e parafundit, Juventusi sërish jashtë zonës Champions

napoliiii 1100x620

Napoli ka arritur të triumfojë 0-2 në transfertë ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e parafundit këtë sezon në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Gattuso, ku bën pjesë edhe shqiptari Elseid Hysaj, hasi vështirësi në pjesën e parë duke mos mundur të gjejë golin. Por pjesa e dytë nisi në favorin e napoletanëve, pasi portieri i Fiorentinës Dragowski u ndëshkua me karkonin e kuq, ndërsa Insigne ktheu në gol një 11-metërsh. Në minutën e 67, polaku Zielinski e vulosi rezultatin në 0-2.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 76 pikëve, në vendin e tretë në renditje, duke zbritur sërish Juventusin në vendin e pestë, jashtë zonës Champions.

Tashmë, për të mësuar dy skuadrat e tjera nga Serie A që do të marrin pjesë në Champions në sezonin e ardhshëm duhet të presim javën e fundit të kampionatit. E sigurt është që një mes Milanit, Napolit dhe Juventusit do të mbetet jashtë kompeticionit më të rëndësishëm në Europë për klube.