Surprizë në UFC, një brazilian shpallet kampioni i ri në peshat e lehta

Pritshmëritë ndaj Michael Chandler ishin të larta dhe ai mendohet se është një nga sportistët që mund të shkojë larg në UFC.

Ndaj Charles Oliveira, Michael Chandler realizoi një raund të parë mjaft të mirë, duke e vënë tejet në vështirësi brazilianin. Megjithatë, në 19 sekondat e para Oliveira e detyroi arbitrin, pas një “breshërie grushtesh” në fytyrën e amerikanit, ta ndërpriste ndeshjen dhe të kurorëzonte një kampion të ri.

Charles Oliveira mori titullin në kategorinë e peshave të lehta në UFC, pas një dueli spektakolar në “Toyota Center”, në Teksas.