Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çfarë duhet të hani për të qëndruar të rinj?

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 17:27 | Lifestyle

Retinoli është një nga përbërësit e bukurisë më i pranishëm në kremrat dhe produktet e bukurisë. Kjo substancë, e njohur gjithashtu si vitamina A, është gjithashtu e pranishme në disa ushqime. Thjesht duhet të dini se çfarë të hani për të qëndruar të rinj pa përpjekje.

Një nga përparësitë kryesore të retinolit është se ai ka një veprim të shkëlqyeshëm antioksidant, kundër shenjave të plakjes, duke parandaluar shfaqjen e rrudhave. Mbron nga veprimi i dëmshëm i radikalëve të lirë, duke vonuar plakjen.

Ai gjithashtu lehtëson rinovimin e qelizave, duke siguruar shkëlqim dhe butësi të lëkurës.

Një përfitim tjetër i retinolit është se është një aleat i shkëlqyeshëm për shëndetin e syve, veçanërisht retinën dhe kockat.

Për të nxitur thithjen e tij, është e dobishme të kombinohen ushqimet me origjinë shtazore që e përmbajnë atë dhe ato bimore me ngjyrë të verdhë, jeshile dhe portokalli që favorizojnë prodhimin e tij me ushqime të yndyrshme, për shembull vaj ulliri ekstra të virgjër, fruta të thata (arra, bajame ), avokado dhe fara vaji (kungull, liri, chia, susam).

A2 CNN Livestream

Dita jonë