Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I zhdukur prej 3 ditësh, gjendet i vrarë 32-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 09:50 | Kronikë
I zhdukur prej 3 ditësh, gjendet i vrarë 32-vjeçari në

Një tjetër vrasje është regjistruar në vendin tonë, kësaj radhe në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 9 të mëngjesit të kësaj të hëne, është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri 32-vjeçari Endri Mustafa. Viktima është gjetur pranë liqenit në lagjen Guerrile, në një rrugë pa krye dhe të vetmuar.

Nga këqyrja e trupit të 32-vjeçarit, ekspertët kanë konstatuar të paktën 5 plagë nga plumbat. Pranë trupit të viktimës është gjetur edhe një pistoletë, si dhe 8 gëzhoja.

Viktima rezultonte i zhdukur prej tri ditësh dhe ka qenë nëna e tij që ka denoncuar në polici. Por pavarësisht kërkimeve, Mustafa është gjetur i pajetë. Grupi hetimori ngritur për këtë ngjarje, ka nisur mbledhjen e provave, ndërsa për zbardhjen e kësaj vrasje, pritet të verifikohet edhe e kaluara e tij.

Mustafa njihej për miqësinë e tij edhe me vëllezërit Bilali, të cilët u ekzekutuan në vitin2019, ndërsa më herët ai dhe vëllezërit Bilali ishin arrestuar pasi iu ishte gjetur një arsenal i tërë armësh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë