Kapi majën e karrierës në moshën 11-vjeçare, ndërron jetë gazetari i ri

Përditësuar më: 1/6/2021, ora 18:20
Obama 1024x576

Kapi majën e karrierës në moshën 11-vjeçare, ndërron jetë gazetari i ri

Përditësuar më: 1/6/2021, ora 18:20

Ka gazetarë ekselentë me dekada karrierë që nuk kanë pasur kurrë mundësi të intervistojnë një president të Shteteve të Bashkuara, jo më dy.

Ka të tjerë si Damon Weaver, që këtë e arrijnë në moshën 11-vjeçare. 10 minuta përballë Barack Obamës, me asnjë tjetër përreth tyre.

Ishte viti 2009, dhe 11-vjeçari pasi morri përgjigjet serioze të Obamës për problematikat e shkollimit, i kërkoi me një pafajësi që asnjë gazetar mund të ketë, drejtpërdrejt: “A mund të jemi miq?”, plot besim, duke marrë natyrisht përgjigje pozitive nga presidenti.

Intervista e Weaver me Barack Obamën

Intervista bëri bujë në atë kohë, në rrjetet sociale, dhe ndihmoi gazetarin e vogël të intervistonte personazhe si kampioni i NBA Dwane Wade, ikonën e televizionit Oprah Winfrey por edhe presidentin e sotëm Joe Biden. Ai u shndërrua në modelin e heroizmit amerikan ku gjithçka mund të arrihet, kur ka këmbëngulje, talent dhe pasion.

Por fati i Damon Weaver duket se mbaroi aty. Sot motra e tij deklaroi vdekjen e të riut tashmë 23-vjeçar, për shkaqe që ajo përcakton si “natyrore”, por të paspecifikuara.

Damon Weaver po studionte në Albany State University, natyrisht për gazetari

 Edhe pse i cilësuar plot talent nga mësuesit e tij, Weaver nuk pati mundësi të vijonte në një nga universitetet elitare amerikane, dhe po studionte në universitetin shtetërorë të Albany, në Xhorxhia, sigurisht për gazetari, por me ambicie më modeste se në fëmijëri, si për shembull një karrierë si gazetar sportiv. Mjaftueshëm, kur “majën” e karrierës e ke prekur në shkollën fillore.