Një gabim i vogël dhe përfundon në lumin e ngrirë

Përditësuar më: 17/5/2021, ora 11:30

Një gabim i vogël dhe përfundon në lumin e ngrirë

Përditësuar më: 17/5/2021, ora 11:30

Një video e kapur më 10 maj në Rusi është bërë virale në internet pasi tregon guximin dhe saktësinë e një shoferi, i cili rrezikon jetën për të kaluar mbi një urë druri në lumin e ngrirë.

Pa një zgjidhje tjetër, drejtuesi i një kamioni mori guximin të kalonte në urën mbi lumin Vitim në Zabaykalsky Krai, Rusi, edhe pse ajo ka thuajse të njëjtën gjerësi sa kamioni.

Megjithatë, ai tregoi se është tepër i kujdesshëm dhe arriti të dalë në bregun tjetër pa probleme. Por një gabim i vogël mund t’i kishte kushtuar shumë, pasi do të përfundonte menjëherë në lumin e ngrirë.

Kjo urë vlerësohet si një nga më të vështirat në botë nga faqja e uebit “Dangerous Roads”.