Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Pas Covid, India përballet me stuhinë më të fuqishme në 20 vjet

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 11:50 | Bota

Shteti i Guajara në Indinë perëndimore është goditur nga cikloni “Tauktae”, i cili raportohet të jetë më të fuqishmit në rajon që prej vitit 1998.

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë u evakuuan, për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kjo stuhi ka sjellë me vete.

Shërbimi meteorologjik parashikon se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim dhe për këtë arsye iu bën thirrje banorëve të marrin masa dhe të largohen nga zonat e rrezikuara.

Moti i keq vjen në një kohë kur India është goditur keq nga vala e dytë e pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkaktuar një kolapsim të sistemit shëndetësor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë