40 vite nga demonstratat e Prishtinës, Tirana përkujton lëvizjen studentore që zgjoi patriotizmin në Kosovë

2 37 1100x620

Demonstratat në pranverën e vitit 1981 në Prishtinë nisën nga studentët për shkak të mensës dhe kushteve të vështira në të cilat ndodheshin të rinjtë.

Me burgosjen e studentëve u ngrit thuajse e gjithë klasa punëtore, e pikërisht në këto demostrata parulla “Kosova Republikë” dukej një revolucion për të kundërshtuar, policinë, shtetin dhe sjelljen e politikës së Jugosllavisë së asaj kohe.

Këto demonstrata sot pas 40 vitesh konsiderohen edhe si një lëvizje që solli ndryshime revolucionare në gjithë bllokun socialist.

Edhe Shqipëria asokohe u angazhua të kuptonte çfarë po ndodhte në Prishtinë. Ekspozita që sjell këto dokumente, nisur nga trajtimi i medias për këtë histori e deri te vendimet gjyqësore që dënonin aktet e revoltave ju pret të mësoni pak më shumë nga kjo ngjarje historike në Pazarin e Ri.