Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

400 kg kokainë në Lipjan, hetimet dhe opinionet e banorëve për drogën

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 23:08 | Kronikë
400 kg kokainë në Lipjan, hetimet dhe opinionet e banorëve

Magazina në Lipjan të Kosovës, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë ende vijon të mbetet një vendngjarje për specialistët, që hetojnë ende për këtë linjë trafiku dhe grumbullojnë prova të reja.

Ekspertët kanë sekuestruar videoregjistrimet e kompanisë MC food, në pronësi të shqiptarit Bledar Habili dhe kosovarit Izet Sheqiri, për të mësuar diçka më tepër rreth aktivitetit e kohëve të fundit, nëse ka gjurmë të mëhershme të fshehjes së kokainës në produktet ushqimore, siç ndodhi me ngarkesën që u nis nga Brazili dhe, pasi kaloi nga Italia në Durrës, përfundoi në Lipjan të Kosovës.

Në këtë qytet jehona e kësaj ngjarje ndihet ende. Qyteti i Lijanit, priti sasinë më të madhe të kokainës të sekuestruar deri më tani. Qytetarët janë të shqetësuar, sepse kjo konfirmon që Kosova po shndërrohet në pikë kalimi të drogave të forta.

https://a2news.com/2021/05/17/nga-brazili-ne-kosove-dea-sinjalizoi-per-ngarkesen-e-kokaines/

“Është shqetësuese për ne por edhe për ju në Shqipëri, nuk na e kanë treguar mirë si doli kjo kokainë”. thonë banorët.

Policia e Kosovës, përpos sasisë së drogës dhe 7 arrestimeve, ka sekuestruar armë zjarri, afro 26 mijë euro, një automjet, etj, ndërsa zyrtarët e 2 shteteve dolën para gazetarëve vendas për të dhënë detajet e këtij megaoperacioni.

Tashmë i mbetet fazës së mëtejshme hetimore për të përcaktuar nëse ka anëtarë të tjerë të këtij rrjeti, që i kanë shpëtuar rrjetës së policisë.

https://a2news.com/2021/05/18/kokaina-u-sinjalizua-nga-dea-nga-kosova-dyshohet-se-do-te-shkonte-ne-serbi-e-gjermani/
https://a2news.com/2021/05/18/kokaina-ne-kosove-guardia-di-finanza-publikon-pamjet-e-operacionit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë