“Ata e dinë mirë kush ua ka vrarë djalin”, Mustafa Lici: Ky është një blof i përgatitur nga policia

Mustafa Lici ka dalë në një deklaratë për mediat në Shkodër për të reaguar në lidhje me vendimin e Policisë së Shtetit për të shpallur në kërkim djalin e tij Ibrahim Lici për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafës.

Sipas Mustafës, Lici kjo është një akuzë e rreme që shumë shpejt do të rrëzohet. Ai akuzoi ashpër policinë se ka bashkëpunuar me familjet Bilali dhe Bajrat për të sajuar këtë ngjarje.

“Sot jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve. U dha një lajm se u shpall në kërkim Ibrahim Lici për vrasjen e një komshiu. Bashkëpunëtori i krimit është një i mitur me grupin e Astmer Bilalit dhe Bajrave, punon pastrues i bajgave të kuajve. I mitur ua ka marrë përsipër këtë krim sikur e ka bërë me Ibrahim Licin. Ky është një blof i përgatitur nga policia që mendon se do ta realizojë duke gënjyer një fëmijë. Ky blof do të dështojë. Ky drejtor policie i ka hequr personin në kërkim. Ky është i njëjti krim që është përdor në Livade. Fati jonë janë kamerat, dëshmitë e shoqërisë në praninë e kamerave. Familja e tyre e di shumë mirë se kush ua ka vra djalin. Ka pasur telefonatat e Endrit dhe ua kanë nxjerrë atyre që ia kanë kujtuar. Këta kanë mbështetje dhe nga policia. Mos ta kenë mbështetje nuk arrijnë deri aty. Koha të të flasë për këto. Unë isha te familja e tyre. U përqafova me dajat me të ëmën, xhaxhallarët. E dimë mor Mustafë më thanë që kush na e bëri këtë. Dhe kanë shkuar në polici. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me këtë familje. Këta nuk e kanë problem me sakrifikuar një njeri, me fut një fëmijë me thënë jam bashkëpunëtor për të dënuar një që e kanë frikë. Vetëm nga frika bëhen krimet në këtë qytet sepse i tremben një njeriu. I tremben dikujt”, shprehet Mustafa Lici para kamerave.