Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Eurovision 2021, sot gjysmëfinalja e parë, Peristeri këndon të enjten

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 15:56 | Lifestyle
Eurovision 2021, sot gjysmëfinalja e parë, Peristeri këndon

Eurovizion rikthehet në jetë, pas një viti pushim për shkak të pandemisë së koronavirusit. Delegacionet nga vendet pjesëmarrëse, kanë mbërritur në qytetin port të Roderdamit, në Holandë ku do t’u binden masave strikte për reduktimine rrezikut të infektimeve.

39 pjesëmarrësit dhe 3500 adhuruesit qe do të ndjekin dy gjysmëfinalet, dhe finalen e madhe të shtunën, do t’i nështrohen testimeve.

“Për fat të mirë do të kemi audiencë. Sigurisht ështe e kufizuar nëse e krahasojmë me kapacitetin prej 15 mijë personash që ka arena Ahoy, por gjithsesesi do të ketë atmosferë.”, u shpreh Martin Osterdahl.

Konkurentët bënë provat gjenerale të hënën, në prag të gjysmëfinales së parë që do të mbahet sot në mbrëmje. Përfaqësuesja malteze rrezikoi të mos merrte pjesë pasi pjesëtarët e dy delegacioneve të tjera, qe po qëndronin në të njëtin hotel rezultuan pozitiv me covid-19.

“Kur morëm vendimin per të bashkuar të gjithë këtu në Roterdam e dinim fatkeqësisht se pandemia do të ishte vërdallë. Po bëjmë gjithcka të mundur për të minimizuar impaktin dhe jemi të mirëpërgatitur.”, shtoi Osterdahl.

Në festivalin europian të këtij viti, Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri, e cila do të përformojë e 11-ta në gjysmëfinalen e dytë, në 20 maj. Finalja e madhe do të mbahet dy ditë më vonë në 22 maj, dhe parashikohet të ndiqet nga audiencë televizive prej 200 milionë njerëzish.

A2 CNN Livestream

Dita jonë