SHBA miraton lirimin e të burgosurit më të vjetër në Guantanamo

guantanamo 1100x620

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan lirimin e të burgosurit më të vjetër nga burgu i sigurisë së lartë në Guantanamo. Bëhet fjalë për 73-vjeçarin Saifullah Paracha, i cili vuan dënimin që nga viti 2004.

Paracha, i cili më parë jetonte në Nju Jork, ishte një biznesmen i pasur nga Pakistani para se të kapej në Tajlandë në 2003. Ai ndër të tjera, vuan nga zemra dhe diabeti.

Përveç tij, u miratua edhe lirimi i Uthman Abd al-Rahim Uthman nga Jemeni, i burgosur në Guantanamo që nga viti 2002, (viti i hapjes së super burgut)  dhe pa asnjë akuzë.

Aktualisht burgu strehon 40 të burgosur krahasuar me 700 në 2003, kur arriti kulmin. Ashtu si ish-presidenti Barack Obama, edhe Joe Biden dëshiron të mbyllë Guantanamon.