Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vonesat për dozën e dytë, vaksina kineze drejt fundit, priten sasi të tjera për të vijuar procesin

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 16:07 | Aktualitet
Vonesat për dozën e dytë, vaksina kineze drejt fundit, priten

Qytetarët që janë sorrollatur për dozën ë dytë anti-covid do të duhet të presin deri në mbërritjen e sasive të tjera të vaksinës kineze.

Aktualisht koronavac është në dozat e fundit, ndërsa qytetarët nuk janë njoftuar nga mjekët e familjes në lidhje me mungësën e saj.

Ekspertët e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik sqarojnë së përse u aplikua vaksinimi masiv pa u ruajtur doza e dytë dhe kjo kryesisht me kinezen koronavac.

Përgjëgjësja e vaksinimit Erida Nela iu bën thirrje qytetarëve që para se të shkojnë për vaksinim të pyesin në qëndrat shëndetësorë. Ndërsa me ardhjen e sasive të tjera do të njoftohen nga mjekët ë familjes.

Para zgjedhjeve të 25 prillit qevëria nisi vaksinimin masiv të popullsisë kryesisht me vaksinën kineze, pas dozave që siguroi fillimisht nga Turqia dhe më pas nga marrëveshjet me distributorin turk.

Me përfundimin e zgjedhjeve është ulur ritmi i vaksinimeve dhe shumë qytetarëve iu është shtyrë afati i marrjes së vaksinës deri në mbërritjen ë sasive të tjera. Aktulisht janë vaksinuar 680 mijë qytëtarë nga të cilët 223 mijë kanë marrë të dyja dozat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë