Balla i rikthehet Berishës për CEZ: Afera më korruptive në 30 vite, 414 milionë euro dëme, të rihapet dosja

Publikuar më: 19/5/2021, ora 17:52
Balla berisha 1024x576

Balla i rikthehet Berishës për CEZ: Afera më korruptive në 30 vite, 414 milionë euro dëme, të rihapet dosja

Publikuar më: 19/5/2021, ora 17:52

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar sërish pas vendimit të DASH, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Balla ka postuar një  video në rrjetet sociale, ku rikujton  atë që ai cilëson si afera e CEZ, ku thekson se është “dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite”, qëi kushtuan shtetit  414 milionë euro dëme.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Kush kishte të drejtë?!

36 përballje gjyqësore me Berishët për aferat korruptive të Saliut, familjes dhe aleatëve të tij. 36 padi për “shpifje” të ngritura nga Berishët ndaj meje.

Po kujtoj sot aferën CEZ, dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës &co i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar.

Kjo dosje duhet rihapur me urgjencë. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën”, shkruan Balla.