Berisha “non grata” nga DASH, Fatmir Xhafaj: Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron

Publikuar më: 19/5/2021, ora 18:45
xhafaj 1024x576

Berisha “non grata” nga DASH, Fatmir Xhafaj: Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron

Publikuar më: 19/5/2021, ora 18:45

Fatmir Xhafaj ka reaguar pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi! Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar”, shkruan ish-ministri i Brendshëm në Twitter.

“Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron”, shtoi Xhafaj.