Berisha “non grata” nga SHBA, Braçe: Të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 14:58 | Politikë
Berisha “non grata” nga SHBA, Braçe: Të vetmit që

Për vendimin e DASH, i cili i ndaloi hyrjen në SHBA Sali Berishës dhe familjes së tij, reagoi me anë të një statusi të shkurtër në Facebook edhe zëvendëskryeministri, Erion Braçe.

“Të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika”, shkruan ai, sipas të cilit ata u pushkatuan për të mbrojtur korrupsionin e familjes.

“SHBA i ndalojnë hyrjen në vend “familjes”! Berisha dhe familja e tij ndalohen për shkak të korrupsionit dhe luftës ndaj demokracisë! Në këtë moment, të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika, të pushkatuar për të mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 të vrarët nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në Gërdec!”, mbyllet statusi i Erion Braçe.s

A2 CNN Livestream

A2 Sport