Berisha “non grata” nga SHBA, Taulant Balla përshëndet vendimin e DASH

Berisha “non grata” nga SHBA, Taulant Balla përshëndet vendimin e DASH
Taulant Balla, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka reaguar i pari pas shpalljes “non grata” të familjes Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla përshëndet vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”