“Bubqi po rilind”, Rama publikon pamjet e lagjes së re që po ndërtohet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e mërkurë me postimin e disa pamjeve nga punimet që po kryhen për banesat e reja për banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit.

“Me zemrën e Bubqit që po rilind si një qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama.