DASH për Berishën: Ka kryer korrupsion kur ishte kryeministër dhe po përpiqet të mbrojë veten dhe familjarët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndaluar Sali Berishës dhe familjarëve të tij hyrjen në SHBA. Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet:

“Veçanërisht në kohën kur ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në vepra korrupsioni, si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshi edhe përdorimin e fuqisë së tij për përfitime vetjake dhe për pasurimin e aleatëve politikë dhe anëtarëve të familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar te qeveria, institucionet dhe zyrtarëve publikë.

Për më tepër, retorika e tij vërteton se ai është i gatshëm të mbrojë veten dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të llogaridhënies.

Me këtë përjashtim, po konfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeverisëse dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”.