Lufta kundër pandemisë, 200 milionë të vaksinuar në Bashkimin Europian

KR BE BRITANI DOZAT.duplicate frame 1203 1100x620

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha lajmin tjetër të mirë përsa i përket luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Von de Leyen shprehet se në vendet e BE-së aktualisht janë vaksinuar 200 milionë persona dhe se ky proces do të vijojë me shpejtësi.

“Sot arritëm 200 milionë vaksinime në BE. Jemi në rrugë të mbarë drejt objektivit tonë për të imunizuar rreth 70% të personave të rritur në BE brenda muajit korrik. Vaksinimi do të na ndihmojë të mundim pandeminë”, shkruan presidentja e KE.