Në vitin 2009, Blinken vlerësonte Kryeministrin Berisha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Publikuar më: 19/5/2021, ora 16:06
Në vitin 2009 Blinken vlerësonte Kryeministrin Berisha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të 1024x576

Në vitin 2009, Blinken vlerësonte Kryeministrin Berisha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Publikuar më: 19/5/2021, ora 16:06

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në raportin e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në korrupsion veçanërisht në periudhën kur ka shërbyer si kryeministër.

Por në një takim mes të dyve në vitin 2009 në Shtëpinë e Bardhë, kur Blinken ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit Joe Biden, Blinken vlerësonte Berishën për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një njoftim të kryeministrisë të asaj kohe, ruajtur në faqen http://arkiva.km.gov.al/ thuhet se “zoti Blinken vlerësoi lart suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj”.