Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ngërçi me vaksinat: Kanë mbetur 50 mijë vaksina, në pritje të furnizimit masiv

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 18:31 | Aktualitet
Ngërçi me vaksinat: Kanë mbetur 50 mijë vaksina, në

Prej ditësh në “Sheshin Skënderbej” të moshuarit po hasen me vështirësi për kryerjen e dozës së dytë të vaksinës. Konfirmimi nga ISHP se vaksinat janë drejt fundit dhe se pritet furnizimi i radhës përvijuar me vaksinimin masiv, është reflektuar edhe në terren. Një pjesë e qytetarët të cilët kanë ditën për t’u vaksinuar dërgohen për në shtëpi dhe u jepet përparësitë moshuarve që kanë 3-4 ditë që presin. Shtyrja e datës së vaksinimit i bënë qytetarët konfuz për efektivitetin e saj.

Momentalisht Shqipëria ka vetëm49917 doza vaksinash, të cilat me ritmet aktuale mund të ezaurohen për 5 ditë. Ndërkohë Shqipëria vijon të renditet në kuota më të ulëta se çdo vend tjetër iBashkimit Europian me së paku një dozë vaksinë deri më 18 maj është në nivelin e 36.4 për qind. E lartë është edhe mesatarja me të dy dozat e vaksinës kundërCovid-19.(grafikë) Në vendet e Bashkimin Europian niveli është 14.6 për qind, gati 2 herë më e lartë se në Shqipëri.

Që nga fillimi i vaksinimit masiv, vërejmë se në mënyrë grafike, ditët e fundit numri i vaksinimeve të kryera ka rënë ndjeshëm. Në 7 ditët e fundit janë kryer 23%më pak vaksina, krahasuar me javët e mëparshme. Burime pranë autoriteteve shëndetësore bëjnë me dije se në fundjavë pritet të mbërrijnë në vendin tonë 500 mijë doza të Coronavac.

A2 CNN Livestream

Dita jonë