Pedagogu Kraki: Vendimi i DASH për Berishën, qesharak dhe absurd. Mund ta ketë këshilluar Yuri Kim

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 22:09 | Politikë
Pedagogu Kraki: Vendimi i DASH për Berishën, qesharak dhe absurd. Mund

Pedagogu i shkencave politike në Francë, Nezir Kraki, e ka konsideruar vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, qesharak dhe absurd. Në një lidhje me Skype nga Parisi në “Absolut 4” ai tha se nuk do të ishte habitur nëse ky vendim do të kishte ardhur nga administrata Trump, por Blinken ka njohur për Ballkanin dhe çështjen shqiptare.

“Blinken dihet që ka njohuri për dallim nga administrata e kaluar, ka njohuri për Ballkanin, Kosovën dhe çështjen shqiptare. U habita sot, po të kishte ardhur vendimi nga administrata e Trump nuk do të isha çuditur se me këtë vendim thuhet sikur Shqipëria ka përfunduar së ekzistuari para 8 viteve dhe këto vite nuk ka ndodhur asgjë. Për mua është qesharake, anakronike, absurde si ide dhe synim”.

Kraki hedh idenë se Blinken mund të jetë këshilluar nga ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, e cila sipas tij është në luftë me opozitën, në një kohë që këto 8 vite, vendi është kriminalizuar më shumë. Sipas tij në Shqipëri kanë ndodhur gjëra të tmerrshme nga përmasat e krimit, drogës, klientelizmit, e dhunimi i rendit kushtetues.

“Nuk di kush e ka këshilluar këtë ide, ndoshta ambasadorja e SHBA në Tiranë, e cila është në luftë me opozitën. Pa u zyrtarizuar ideja  për të metat e qeverisë mban përgjegjësi opozita. Shqipëria këto 8 vitet e fundit është kriminalizuar më shumë nuk ka realizuar asnjë projekt madhor, nuk ka asnjë hap e datë për negociatat dhe gjithçka që ka marrë përmasa të pakontrollushme. Bashkëpunimi me krimin, klientelizmi, eksporti i drogës, dhunimi i rendit kushtetues, mbajtja e zgjedhjeve monopartiake, zgjedhjet e kriminalizuara, me njerëz që ishin në listën amerikane. Këto 8 vite në Shqipëri kanë ndodhur gjëra të tmerrshme që e minojnë demokracinë që Blinken do kishte pasur 5 faqe me emra në listën e zezë, logjika nuk ishte sot në takim”.

Për Krakin Shqipëria është një vend kriminalist i qeverisur nga një sistem klientelist dhe kjo sipas tij duket te makinat, vilat apo paratë e politikanëve, të cilët u kanë lënë vetëm opsionin e largimit shqiptarëve, shton ai.

“Nuk nevojitet inteligjenca e Ajnshtainit për të kuptuar që 70% e deputetëve kanë makina me mbi 100 mln euro apo vilat e fshatrat e tyre në oaze të banditizmit për të kuptuar që Shqipëria është shtet kriminalisht i qeverisur dhe i bazuar në sistem klientelist dhe i vetmi opsion u ka mbetur ikja. Vjen nga Amerika ky vendim, por kjo s’do të thotë që ata nuk gabojnë. Kam respekt për Amerikën por nuk mund t’i them sapunit djathë se jemi njerëz me arsye të shëndoshë që me një twitt të dënohet apo zëvendësohet prokuroria e gjykata shqiptare, duke e futur në listën e zezë. Ose ne kemi lexuar librat e gabuar ose diçka ka ndodhur”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani