Porti i Durrësit, zbulohen pako me para në furgonin nga Britania e Madhe

porti durres kamion 1100x620

Porti i Durrësit ka përjetuar sot një tjetër zbulim të dyshimtë. Nuk bëhet fjalë për lëndë narkotike, por për një sasi parash të ndara në të paktën 10 pako, të zbuluara brenda një furgoni të mbërritur nga Britania e Madhe.

Autoritetet policore në portin e Durrësit kanë sekuestruar rreth 123 mijë paund.

Furgoni, i regjistruar pranë një shoqërie transporti të regjistruar në Britani në emër të shtetasit Guxim Hysni Sefolli, ka mbërritur në Portin e Durrësit me tragetin e nisur nga Ankona e Italisë.

Furgoni mblidhte pako nëpër qytete të ndryshme të Anglisë dhe i sillte në vendin tonë duke shërbyer si postë private mes emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Angli. Në momentin e sekuestrimittë paundve, ky automjet ishte mbushur me orendi shtëpiake dhe rroba.

Forcat e Policisë po shqyrtojnë materialin e sekuestruar, për të kuptuar burimin e parave.