River Plate do të luajë ndeshjen në Copa Libertadores pa portier!

River plate pa portier 1100x620

Situata nga pandemia ka bërë që të shohim shpeshherë skena të çuditshme që as nuk do t’i kishim menduar 2 vjet më parë.

Rasti i radhës pritet të jetë në Copa Libertadores, në ndeshjen mes River Plate dhe Independiente Santa Fe. Skuadra argjentinase është prekur nga koronavirusi, i cili ka infektuar të tre portierët e skuadrës dhe në prag të kësaj ndeshje, e cila do të luhet më 20 maj, është rrëzuar edhe kërkesa për të përfshirë në ekip dy portierët e skuadrës së të rinjve.

Në këtë situatë, sipas mediave, trajneri Marcelo Gallardo ka mbetur vetëm me 10 futbollistë dhe pritet të vendosë në portë mesfushorin Marcelo Gallardo, i cili është i dëmtuar.

“Ne kurrë nuk do ta kishim menduar se ata nuk do të na lejonin të përfshinim në skuadër lojtarët e akademisë. Ne arsyetuam kërkesën tonë. Ekziston një pjesë në rregullore kur flitet për dëmtime serioze të portierit dhe Covid konsiderohet i tillë”, u shpreh trajneri i skuadrës argjentinase.

Në këtë ndeshje, vetëm 6 nga lojtarët aktualë kanë qenë pjesë e formacionit, megjithatë nuk do të jetë e lehtë edhe për skuadrën kolumbiane. Para kësaj sfide, edhe te Santa Fe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 5 lojtarë.