Shpallja e Berishës “non grata”, Krasniqi: SHBA po jep mesazhin se gjërat nuk janë më si dikur

Publikuar më: 19/5/2021, ora 21:27
krasniqi 2 1024x576

Shpallja e Berishës “non grata”, Krasniqi: SHBA po jep mesazhin se gjërat nuk janë më si dikur

Publikuar më: 19/5/2021, ora 21:27

Politologu Afrim Krasniqi, në studion e “Absolut 4” në A2, tha se e sheh shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “zhvillim që lidhet me aktualitetin në Shqipëri dhe me një sjellje të re të palës amerikane ndaj Shqipërisë”.

“Deri më sot kemi kritikuar SHBA-në që premtimi i saj se Reforma në Drejtësi do të jepte rezultate dhe që politikanët do të përballeshin me drejtësinë, nuk është përmbushur. Amerika po mundohet që të japë një sinjal që gjërat nuk janë më si dikur. Fakti që në listë hyri edhe një individ i pushtetshëm, hap rrugën për zgjerimin e listës së personave “non grata”. Ne i kemi akuzuar gjithmonë politikanët për korrupsion. Ata që na kanë qeverisur, të majtë e të djathtë, kanë qenë simbolet e korrupsionit në Shqipëri”, u shpreh Krasniqi.

“Surprizë nuk janë emrat, por momenti i ngritjes së stekës nga ana amerikane”, shtoi Krasniqi.