Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sot finalja e Kupës së Italisë, Atalanta-Juventus, sfidë për prestigj dhe krenari

Nga A2 CNN
19 Maj 2021, 12:55 | Futboll
Sot finalja e Kupës së Italisë, Atalanta-Juventus, sfidë

Zakonisht finalja e Kupës së Italisë nuk përfaqëson një peshë të madhe për mbylljen e sezonit dhe nuk përjetohet me emocion ashtu si në vende të tjera të Europës. Por, këtë herë situata ndryshon.

Në njërën anë është Atalanta, një skuadër e cila është lodhur vetëm me komplimentet për lojën e bukur dhe kërkon të fitojë një trofe konkret. Në krahun tjetër është Juventusi, i vetëdijshëm se ndoshta vetëm ky trofe nuk do të mjaftojë për ta shpëtuar sezonin.

Gjithsesi bardhezinjtë nuk mund t’i lejojnë vetes të tjerë hapa fals. Në këtë duel duhet kampionët e shkurorëzuar duhet të bëjnë llogaritë edhe me aspektin teknik.

Mes spekulimeve për të ardhmen dhe disa kandidatëve për ta zëvendësuar, Pirlo kërkon ta mbyllë sezonin me trofe. E ardhmja është e pasigurt edhe për shumë lojtarë që do të luajnë në Mapei Stadium.

Për më tepër, tifozët italianë do të kthehen në stadium edhe pse me numër të kufizuar, ndërsa të dielën Juventusi pret një nder nga Atalanta për të siguruar një vend në Champions League.

Elementët për këtë finale janë të shumtë. Përballë janë sulmi më i mirë i Serie A dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Atalanta dhe Juventusi do të luajnë mbrëmjen e sotme, prej orës 21:00, për një trofe që në këtë edicion ka marrë më tepër vlera se asnjëherë tjetër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë