Tritan Shehu mbështet Berishën me “albumin” e kujtimeve: Ai është udhëheqësi më pro amerikan që kam njohur
Tritan Shehu mbështet Berishën me “albumin” e kujtimeve: Ai është udhëheqësi më pro amerikan që kam njohur
Tritan Shehu përdori albumin e kujtimeve për të mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha, që sot u shpall “non grata” nga Departamenti i Shtetit amerikan.
“Gjatë gjithë periudhës 30 vjeçare të demokracisë në vendin tonë, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udhëheqësi më pro amerikan dhe pro perëndimor që kam njohur, kanë qenë e do të jenë thelbësore dhe të padiskutueshme.
Ky vizion properëndimor i tij na ka qartësuar në përpjekjet tona për integrim, shoqëri të lirë, drejtësi e mirëqenie. Dhe do të jetë e vlefshme deri në arritjen e aspiratës sonë “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ishte mesazhi i ish-ministrit të jashtëm shqiptar.