Vendimi i KAS për zgjedhjet në Gjirokastër, PD dhe LSI do ta dërgojnë në Kolegjin Zgjedhor

Publikuar më: 19/5/2021, ora 13:26
19 MAJ 2021 IVI KASO frame 2735 1024x576

Vendimi i KAS për zgjedhjet në Gjirokastër, PD dhe LSI do ta dërgojnë në Kolegjin Zgjedhor

Publikuar më: 19/5/2021, ora 13:26

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim thanë se do të dërgojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për të rrëzuar pretendimin e tyre për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës.

“Shpresojmë që vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor të jetë e ndryshme duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Gjirokastër, dhe jo vetëm”, tha përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj, paralajmëroi ankimim edhe në një shkallë tjetër, në Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit që do të marrë Kolegji Zgjedhor. “Është vendimmarrje e programuar. Është marrë një vendimmarrje duke mos vendosur një standard lidhur me paligjshmërinë për këtë qark. Nuk e kuptojmë vendimin të marrë nën urdhra politikë. Shpresoj që kjo trupë të sjellë ligjshmëri për vendimmarrjen e vet”, tha ai.