Arrestohet në flagrancë një person në Elbasan, kapet me dy mina me telekomandë

mina me telekomande 1100x620

Një person është vënë në pranga nga policia në Elbasan, pasi është kapur me dy mina me telekomandë. Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi me iniciale A. K., 48 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan, kishte me vete mina me telekomandë, me qëllim shitjen e tyre,  kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bradasheshi.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë.

Po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.