Berisha “non grata”, Balla: Të mos e komentojmë, fjala tani i takon drejtësisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha nga foltorja e Parlamentit se, pas njoftimit nga ana e Departamentit të Shtetit për bllokimin e hyrjes në SHBA të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, tashmë duhet të flasë drejtësia shqiptare.

“Le ta lëmë aq të bukur si është dhe të mos hymë në asnjë lloj komenti, sepse është aq i bukur siç është, dhe aq i rëndësishëm siç është. Dhe secili ta lexojë ashtu siç është”, tha Balla.

“Mendoj që duhet të kuptojmë që SHBA ka zgjedhur këto instrumente për t’i dhënë mesazhe vendeve përkatëse, nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Duhet ta respektojmë këtë vendim dhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Janë çështje që i takojnë asaj”.