Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha “non grata”, Gjoni: Amerikanët të vonuar, të japin prova për drejtësinë

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 13:09 | Politikë
Berisha “non grata”, Gjoni: Amerikanët të vonuar, të

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni e quajti te vonuar vendimin e Shteteve te Bashkuara që i ndalojnë hyrjen në territorin e vet ish-kryeministrit Berisha.

Sipas Gjonit, amerikanët duhet të japin prova për akuzat që ngrenë, me qëllim që të bëhet drejtësi. 

“Partneri strategjik i Shqipërisë, i cili e ngriti Sali Berishën në 1991, dje ka marrë një vendim jo pak domethënës për t’i ndaluar hyrjen këtij personi në SHBA. Unë do të kisha dashur që SHBA të na ishin gjendur pranë dhe në 1997 dhe të na kishin kursyer 8 vjet të Berishës dhe këto vite të tjera që mban në kontroll Partinë Demokratike. Nëse amerikanët kanë prova që Berisha dhe ministrat e tij kanë marrë pjesë në akt korruptive, partnerët tanë duhet t’i japin ato”, u shpreh Gjoni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani