Berisha “non grata”, Kadilli: Kam bindjen se do ta shmangë PD-në nga kjo çështje e së djeshmes

Publikuar më: 20/5/2021, ora 17:03
kadilli 1024x576

Berisha “non grata”, Kadilli: Kam bindjen se do ta shmangë PD-në nga kjo çështje e së djeshmes

Publikuar më: 20/5/2021, ora 17:03

Kandidati i vetëshpallur për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, shprehet se “lajmi i shpalljes së z. Berisha persona “non grata” nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij”.

“Në 30-vjetorin e vendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik. Sot, në një situatë krejtësisht të përmbysur, Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çështje privatisht. Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes, duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë”, shkruan Kadilli në Facebook.

“Partia Demokratike, si partia e atyre që formuluan idetë politike dhe u frymëzuan nga zëri dhe ethosi amerikan, do të jetë dhe duhet të jetë e qartë në qëndrimin ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, dhe nuk do t’i kompromentojë në asnjë rast marrëdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë”, shton Kadilli.