Gjykata për Llallën: Rritje e vlerës së pronave deri në 17 herë

llalla a2 cnn 1100x620

Në vendimin për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të dënuar me 3 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, Gjykata e Posaçme thotë se disa prej pronave të tij, tashmë të konfiskuara, iu është rritur vlera deri në 17 herë.

Sipas Gjykatës, një sipërfaqe trualli 4500 m2, e blerë 4 milionë lekë është rivlerësuar 36 milionë lekë, duke iu rritur vlera 8 herë për 5 muaj.

Një tjetër truall në pronësi të Llallës, me sipërfaqe 12 mijë m2, është blerë prej tij për 7 milionë lekë, por për 2 muaj, vlerë i është rritur me 4 herë, duke u rivlerësuar për 30 milionë lekë.

Plot 4 herë i është rritur vlera për 2 muaj edhe një tjetër trualli me sipërfaqe 3000 m2, të blerë për 1,8 milionë lekë dhe të rivlerësuar 7,5 milionë.

Ndërsa për një sipërfaqe toke 2200 m2, të blerë 1,12 lekë, dhe të rivlerësuar 19 milionë lekë, vlera është rritur me 17 herë.

Përveç dënimit me 2 vite burg, Gjykata e Posaçme i konfiskoi ish-kryeprokurorit këto pasuri, gati 22 mijë metra katror truall, dhe një apartament në qytetin e Durrës. Përveç dënimit me burg, Llallës i ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vitet e ardhshme.