Icardi dhe Mbappe i japin një tjetër trofe PSG

PSG FITON KUPEN frame 222 1100x620

Për të 14-n herë në histori, kampion i Kupës së Francës është edhe Paris Saint Germain. Skuadra e Mauricio Pochetino mundi 2-0 Monacon, me golat e Mauro Icardit dhe Kilian Mbappe në një finale që përtej rezultatit ishte tepër e luftuar.

Monegaskët ishin edhe të pafat ndërsa u ndalën nga trau i portës në një përpjekje në minutën e 68-të kur rezultati ishte 1-0 për parisienët.

Paris Saint Germain luan tashmë një finale edhe më të rëndësishme, atë të ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Brest, megjithatë fitorja nuk do të mjaftonte për titullin pasi është skuadra e Lilë ajo që do të kurorëzohet nëse triumfon në javën e fundit përballë Angers.