Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Inter, festa e titullit me tifozë

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 20:53 | Futboll
Inter, festa e titullit me tifozë

Tifozët e organizuar të Interit njoftuan festën që do të organizojnë me rastin e dorëzimit të titullit kampion të Italisë, në ndeshjen e fundit të Serisë A për këtë edicion.

Kërkesa e mbështetësve zikaltër u mor në shqyrtim nga Komiteti për Rregullin dhe Sigurinë Publike në Prefekturën e Milanos. Në mënyrë më të detajuar, në rrethinat e stadiumit “Meazza” u evidentua një zonë prej afro 19 mijë metër katrorë, në të cilën mund të pozicionohen 4 500 tifozë të Interit.

Për më tepër, në tribunat e stadiumit, për të festuar së bashku me skuadrën mund të lejohet prezenca e një mijë personave, teksa pritet vetëm zyrtarizimi nga autoritetet vendore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë