Konflikti Izrael-Palestinë, armëpushimi është shumë pranë

Untitled collage 2021 05 20T073259.583 1100x620

Zyrtarë të lartë të Hamasit deklaruan për CNN se një armëpushim mes Izraelit dhe Palestinezëve mund të arrihet brenda një kohë shumë të shkurtër.

Sipas këtyre të dhënave, konfliktit të përgjakshëm, që zgjat prej të paktën 10 ditësh në forcën e tij më ekstreme, mund t’i jepet fund brenda 24 orësh.

Kjo dhe falë presionit të jashtëzakonshëm që komuniteti ndërkombëtar është duke ushtruar ndaj të dyja palëve të përfshira në luftime.

Izraeli nuk ka reaguar për këtë gjë, por disa orë më herët presidenti i SHBA-së, Joe Biden i kërkoi Benjamin Netanyahut të ulë në maksimum tensionet në rajon.