“Linza” vë në pranga Selman Ballën, i dënuar në Itali për vrasje të mbetur në tentativë dhe grabitje

policia selmani arrestim 1100x620
Foto ilustruese

Në kuadër të operacionit të koduar “Linza”, policia ka vënë në pranga këtë të enjte një 56-vjeçar, i cili rezulton i dënuar në Itali për grabitje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Bëhet e ditur se personi i arrestuar është shtetasi Selman Balla, 56 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, ky person, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka hyrë në banesën e një shtetasi italian dhe nën kërcënimin e një arme dhe një thike ka vjedhur në këtë banesë një shumë të madhe parash dhe sendesh me vlerë dhe më pas janë larguar me një veturë të vjedhur.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, ku është dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim.