Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Padia e Berishës ndaj Blinken, Bajrami: Një terren i panjohur nga jurisprudenca shqiptare

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 21:34 | Politikë
Padia e Berishës ndaj Blinken, Bajrami: Një terren i panjohur nga

Padia që ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken është diskutuar në studion e “Absolut 4” me gazetarët Armand Bajrami, Anila Hoxha dhe Jul Kasapi.

Sipas gazetarit të A2, Armand Bajrami edhe ekspertët janë të paqartë për këtë institucion gjyqësor që i referohet Berisha dhe për mënyrën sesi mund të legjitimohet si palë në proces

“Që nga konferenca e zotit Berisha kam kontaktuar me disa ekspertë që nuk kanë dijeni të qartë për këtë institucion gjyqësor që i referohet Berisha dhe për mënyrën sesi mund të legjitimohet si palë në proces kur padia bëhet nga një shqiptar ndaj një amerikani”.

Bajrami thekson se kjo mund të jetë e ngjashme me një gjykatë arbitrazhi, por është një terren i panjohur dhe i pashkelur nga jurisprudenca shqiptare.

“Kjo mund të jetë e ngjashme me një gjykatë arbitrazhi, ndonëse një terren i panjohur dhe i pashkelur nga jurisprudenca shqiptare, por non grata është edhe vajza e tij që është eksperte në gjykatat e arbitrazhit. Përveç konsulencës që Berisha ka me avokatët e huaj duhet të jetë një terren i njohur nga zonja Malltezi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë