Palmer: Berisha abuzoi për të pasuruar veten, familjarët, aleatët dhe mbështetësit

Publikuar më: 20/5/2021, ora 16:30
Palmer 09 Prill 2019 frame 22238 1024x576

Palmer: Berisha abuzoi për të pasuruar veten, familjarët, aleatët dhe mbështetësit

Publikuar më: 20/5/2021, ora 16:30

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer, tha se koha e shpalljes së padëshirueshëm për t’u futur në SHBA të Sali Berishës dhe familjarëve të tij nuk ka rëndësi të veçantë.

Në një prononcim për Zërin e Amerikës, ai tha se ky vendim është një ndër mënyrat që kanë Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin në botë.

“Nuk do t’i kushtoja rëndësi momentit kohor, por ajo që ka rëndësi është serioziteti me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara çështjen e korrupsionit publik. Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumente që kemi të disponueshme, përfshirë sanksione sipas nevojës, me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit publik dhe për t’u siguruar se ka llogaridhënie për ata që abuzojnë me besimin e publikut”, tha Palmer.

“Zoti Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit. Shtetet e Bashkuara e marrin çështjen e korrupsionit publik shumë seriozisht”, shtoi zoti Palmer.

“Ky është një ndër instrumentet që ne kemi për të luftuar korrupsionin publik. Ne i qëndrojmë në krah popullit shqiptar kundër korrupsionit publik dhe përcaktimi i zotit Berisha, që e bën atë të pakualifikuar për një vizë për në Shtetet e Bashkuara, i bën anëtarët e afërm të familjes së tij të pakualifikuar për viza drejt Shteteve të Bashkuara, është një dëshmi e këtij angazhimi”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit.