Puma ndjek për minuta të tëra alpinistin: “Të premtoj që po largohem”

Një alpinist në Utah ka filmuar momentin më të rrezikshëm të jetës së tij, ndërsa po ndiqej nga një puma gjatë një shëtitje.

Jared Smith ishte duke u ngjitur në zonën e njohur “Broads Fork Trail”, në kanionin e madh të “Cottonwood” kur papritur nisi të ndiqej kërcënueshëm nga bisha e egër.

Në video shihet Jared duke ecur mbrapsht dhe duke i premtuar pumës se “është duke ikur dhe se nuk do ta bezdisë më”.