Rinumërohen 46 kuti nga 114 në qarkun e Beratit, LSI ka plus 3 vota nga numërimi fillestar

Publikuar më: 20/5/2021, ora 20:46
20 MAJ 2021 KAS NUMËRIMI 2 frame 16436 1024x576

Rinumërohen 46 kuti nga 114 në qarkun e Beratit, LSI ka plus 3 vota nga numërimi fillestar

Publikuar më: 20/5/2021, ora 20:46

Është mbyllur për ditën e sotme rinumërimi i votave në KQZ për qarkun e Beratit. Sot janë rinumëruar 46 kuti nga 114 kuti në total që ka ky qark. Deri më tani rezulton që PS ka minus 6 vota nga numërimi fillestar, kurse LSI ka plus 3 vota nga numërimi fillestar.  Në total deri më tani diferenca është 74 vota.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi rinumërimin e votave në këtë qark pas kërkesës së LSI-së. Kjo e fundit synon të gjejë 77 vota, në mënyrë që të marrë mandatin e pestë nga zgjedhjet e 25 prillit.