“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, ai ishte duke fjetur”

Përditësuar më: 20/5/2021, ora 10:45
endri mustafa vrasja pamje nga vendi i ngjarjes 1024x577

“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, ai ishte duke fjetur”

Përditësuar më: 20/5/2021, ora 10:45

Edison Arrazi ishte një nga personat e shoqëruar pas vrasjes pak ditë më parë në Shkodër të Endri Mustafës, i cili është lënë në burg nga gjykata për një sasi kanabisi.

Mësohet se Edison Arrazi nuk është pyetur fare nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafës, por vetëm për sasinë e drogës prej 280 gramë kanabis, që u gjet në një magazinë.

Në procesverbalin e arrestimit të policisë, shtetasi Edison Arrazi është i arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës.

Për këtë rast, ka folur edhe Ergys Arrazi, vëllai i Edisionit, i cili është shprehur se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen, si dhe as me drogën. “Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton policia e shtetit, që e dyshon vetëm për drogë. Vëllai, në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë”, është shprehur Ergys Arrazi.