Aksidentohet rëndë fëmija 10-vjeçare në Maliq, transportohet me helikopter në Tiranë

Maliq 1100x620

Një aksident i rëndë me protagonist një fëmijë 10-vjeçar ka ndodhur sot në Maliq.

Sipas burimeve, fëmija teksa po luante me biçikletën e tij, për shkaqe ende për t’u përcaktuar, është rrëzuar duke pësuar dëme të rënda në mushkri.

Pasi u mbajt në intubim, 10-vjeçari u transportua urgjentisht me helikopter në drejtim të Tiranës, për një trajtim të specializuar.