Momentet menjëherë pas ekzekutimit të 38-vjeçarit në Vlorë

viktima 1100x620

A2 ka siguruar momentet menjëherë pas ekzekutimit të 38-vjeçarit Delon Troqe, në qytetin e Vlorës.

Në video shihet viktima i shtrirë në tokë, ndërkohë që forcat e rendit janë të pranishme në vendngjarje.

Burime për A2 thonë se brenda makinës janë gjetur armë. Një plumb në kokë i ka shkaktuar vdekjen 38-vjeçarit, ndërsa ka pasur edhe disa plagë në trup. Dyshohet të jetë qëlluar nga shumë afër.