Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pas armëpushimit hyjnë ndihmat në Gaza, ndërsa Izraeli heq kufizimet

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 21:26 | Bota

Rrugët e Gazës po kthehen në normalitet vetëm disa orë pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Kjo është hera e parë pas gati dy javësh që njerëzit kanë mundur të dalin jashtë në siguri.

Familje të tëra shkelin mbi rrënojat dhe fëmijët ecin me majat e këmbëve përmes xhamave të thyer.

Ata shikojnë lart në ndërtesat e shkatërruara, por duket se e marrin me qetësi. Ndoshta të shohësh pasojat është e lehtë krahasuar me përvojën e tmerrshme të të jetuarit përmes sulmeve ajrore.

Në një rrugë në zemër të qytetit të Gazës ndodhen mbetjet e ndërtesës al-Sharouq. Emri i saj do të thotë lindje dielli. Shtrihet në rrënoja të djegura. Kjo ndërtesë ishte bombardimi i tretë i lartë nga Izraeli, i cili tha se po përdorej nga militantët.

Hamasi përshëndet "mbrojtjen e tij nga Jerusalemi". Izraeli thotë se sulmet e tij ajrore e kanë kthyer grupin në mënyrë strategjike.

Njerëzit këtu po mirëpresin qetësinë, por e dinë se kjo ndoshta do të thotë vetëm një numërim mbrapsht për konfliktin tjetër të pashmangshëm.

Kamionë plot me ilaçe, ushqim dhe karburant kanë hyrë përmes një kalimi në Gaza që është hapur përkohësisht nga Izraeli.

Agjencia e Kombeve të Bshkuara për refugjatët palestinezë thotë se përparësia është të identifikojë dhe ndihmojë dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan ose ata ikën nga bombardimet izraelite.

Në Izrael, jeta po kthehet në normalitet pasi janë hequr kufizimet e emergjencës në lëvizje.

Të gjitha institucionet arsimore do të rihapen të dielën, ndërsa linjat ajrore po rinisin fluturimet për dhe nga Tel Avivi në ditët në vijim.

Shumë izraelitë në qytete të goditur më rëndë nga raketa nga Gaza besojnë se luftimet përfunduan shumë shpejt dhe se Hamasit duhet t'i ishte dhënë një goditje më e rëndë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani